
Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me inicialet F.K, shkruan Insajderi.
F.K dyshohet se përgjatë fitit 2020-2021 u merrte nga 100-200 euro migrantëve kinse për t’ju rregulluar dokumentet.
Ndaj tij janë iniciuar vepra penale “kontrabandim me migrantë” si ‘’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri F.K., gjatë vitit 2020 dhe 2021, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, prodhon, furnizon, siguron ose posedon dokumente të rrejshme të udhëtimit ose të identifikimit me qëllim të kontrabandimit me migrantëve, ashtu që për përftimin e shumave të ndryshme prej 100 – 200 euro për një dokument, si dhe ka vendosur aparaturat me të cilat ka bërë prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaportë, letërnjoftim, patentë shofer si dhe dokumentacione tjera, të gjitha këto të vendeve të ndryshme, siç janë të Kroacisë dhe të Italisë, dokument këto të rrejshëm të udhëtimit ose të identifikimit, por me qëllim ishte kontrabandimi me migrantë”, thuhet në njoftim të prokurorisë përcjell Insajderi.
Prokuroria poashtu ka bërë me dije se të njëjtit i janë gjetur edhe armë pa leje.
“Po ashtu, ndaj të pandehurit F.K., është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se në punëtorinë e tij , (laborator) në lagjen Tophane, në Prishtinë, ka poseduar një revole ECOL special 99 Cal 9mm, me karikator dhe 2 (dy) fishekë, pa lejen nga organi kompetent dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët”, thuhet më tej.