Ai ka thënë se hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje është një hap i madh pë Kosovën.
“MSA-ja është marrëdhënia e parë kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që përfaqëson një hap të madh të Kosovës në rrugën e saj evropiane. MSA-ja do ta ndihmojë Kosovën dhe rajonin në forcimin e stabiliteti dhe prosperiteti duke e rritur kështu angazhimin e BE-së në Kosovë”, u shpreh Lidington.
Ministri britanik e sheh këtë marrëveshje si mundësi për të bërë reforma që do ta luftonin korrupsionin në Kosovë.
Unë e inkurajojë Kosovën që të përfitojë nga mundësitë e marrëveshjes, që të angazhohen duke bërë reforma në sfidat që po përballet, në mënyrë të veçantë në sundimin e ligjit dhe korrupsionit” ka thënë britaniku, njofton RTK.
Marrëveshja për Stabilizim Asociim ka hyrë në fuqi gjatë ditës së djeshme. /Insajderi.com