Insajderi
Lajme

Ministri Britanik, Lidington: MSA-ja është hap i madh për Kosovën

Insajderi
02 April 2016 - 13:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ai ka thënë se hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje është një hap i madh pë Kosovën.

“MSA-ja është marrëdhënia e parë kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që përfaqëson një hap të madh të Kosovës në rrugën e saj evropiane. MSA-ja do ta ndihmojë Kosovën dhe rajonin në forcimin e stabiliteti dhe prosperiteti duke e rritur kështu angazhimin e BE-së në Kosovë”, u shpreh Lidington.

Ministri britanik e sheh këtë marrëveshje si mundësi për të bërë reforma që do ta luftonin korrupsionin në Kosovë.

Unë e inkurajojë Kosovën që të përfitojë nga mundësitë e marrëveshjes, që të angazhohen duke bërë reforma në sfidat që po përballet, në mënyrë të veçantë në sundimin e ligjit dhe korrupsionit” ka thënë britaniku, njofton RTK.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim ka hyrë në fuqi gjatë ditës së djeshme. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark