Rastet e vjedhjeve në Kosovë nuk janë krejt të rralla. Këtë e vërtetojnë edhe rastet e evidentuara nga policia e Kosovës. Gazeta Insajderi ka siguruar statistikat e rasteve të tilla në 5 vite. Përgjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 20 mijë e 470 raste.
Sipas statistikave, në vitin 2018, ishin shënuar 5 mijë e 842 raste, kurse raste me shkaktim të rrezikut të përgjithshëm 467.
Më pak në numër rastet e vjedhjes ishin një vit më pas, pasi numri kishte rënë për 1 mijë e 323. Pra, në vitin 2019 ishin regjistruar 4519 raste, ndërkaq të tjera me shkaktim të rrezikut të përgjithshëm ishin 457.
Në vitin 2020 raste me shkaktim të rrezikut të përgjithshëm ishin 457, duke u shënuar edhe rënie në numrin e rasteve të vjedhjeve, pra në 3 mijë e 455.
Një vit më vonë, numri i rasteve të vjedhjeve shkoi në 3 mijë e 223, kurse rastet me shkaktim të rrezikut të përgjithshëm ishin 366.
Vetëm për periudhën janar-tetor, në Kosovë u evidentuan 3 mijë e 431 raste të vjedhjeve./Gazeta Insajderi
| Viti/vepra penale | Numri |
| 2018 | |
| Vjedhje | 5842 |
| Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm | 467 |
| 2019 | |
| Vjedhje | 4519 |
| Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm | 457 |
| 2020 | |
| Vjedhje | 3455 |
| Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm | 366 |
| 2021 | |
| Vjedhje | 3223 |
| Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm | 535 |
| 2022 (janar-tetor) | |
| Vjedhje | 3431 |
| Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm |