Insajderi
Insajderi

Mbi 20 mijë raste të vjedhjeve në Kosovë veç për 5 vite, Insajderi sjell statistikat

Insajderi
05 November 2022 - 14:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbi 20 mijë raste të vjedhjeve në Kosovë veç për 5 vite, Insajderi sjell statistikat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rastet e vjedhjeve në Kosovë nuk janë krejt të rralla. Këtë e vërtetojnë edhe rastet e evidentuara nga policia e Kosovës. Gazeta Insajderi ka siguruar statistikat e rasteve të tilla në 5 vite. Përgjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 20 mijë e 470 raste.

Sipas statistikave, në vitin 2018, ishin shënuar 5 mijë e 842 raste, kurse raste me shkaktim të rrezikut të përgjithshëm 467.

Më pak në numër rastet e vjedhjes ishin një vit më pas, pasi numri kishte rënë për 1 mijë e 323. Pra, në vitin 2019 ishin regjistruar 4519 raste, ndërkaq të tjera me shkaktim të rrezikut të përgjithshëm ishin 457.

Në vitin 2020 raste me shkaktim të rrezikut të përgjithshëm ishin 457, duke u shënuar edhe rënie në numrin e rasteve të vjedhjeve, pra në 3 mijë e 455.

Një vit më vonë, numri i rasteve të vjedhjeve shkoi në 3 mijë e 223, kurse rastet me shkaktim të rrezikut të përgjithshëm ishin 366.

Vetëm për periudhën janar-tetor, në Kosovë u evidentuan 3 mijë e 431 raste të vjedhjeve./Gazeta Insajderi

Viti/vepra penaleNumri
2018 
Vjedhje5842
Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm467
2019 
Vjedhje4519
Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm457
2020 
Vjedhje3455
Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm366
2021 
Vjedhje3223
Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm535
2022 (janar-tetor) 
Vjedhje3431
Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark