×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tensionet në veri – Albin Kurti me analizë të ngjashme me Sadri Ramabajen

    Insajderi
    06 November 2022 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Kurti mbrëmë pritej që të bënte një adresim para qytetarëve që të jepte sqarime për situatën e tensionuar në veri. Por, në vend të kësaj ai vendosi që të bënte me shumë analizë të politikës në Serbi. Çuditërisht “analiza” e tij për politikën në Serbi është e ngjashme me analizën e Sadri Ramabajës, i vetmi në Kosovë që është edhe analist i pavarur, por edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të “Vetëvendosjes”.

    Kurti shkroi ngashëm me Ramabajen, njeriun që shquhet si analist argëtues me huqjet dhe konspiracionet e tij që i shpërfaq nëpër studio televizive.

    Të dytë, edhe Kurti edhe Ramabaja treguan se mendojnë ngjashëm për sa i përket fuqisë politike të Vuçiqit në Serbi.

    “… duket që ish zëdhënësi i partisë së Millosheviqit, tash ministër i Jashtëm i Serbisë, është më i pushtetshëm se sa ish ministri i informatave, tash president i Serbisë”, shkroi Kurti duke treguar se analiza e tij e tregon Ivica Daçiqin si njeri më të pushtetshëm në Serbi se sa Aleksandër Vuçiqin.

    Ai shkoi tutje duke treguar se dyshja nuk i ka raportet e mira mes vete.

    Kjo është betejë personale e tyre për pushtet, as për qytetarët dhe as për shtet”, shkroi Kurti në analizën e tij për politikën në Serbi.

    Ky mendim i tij ngjason shumë me Rambajën që nxitë dyshime se Kurti për tensionet në veri këshillohet me “analistin e pavarur”.

    “… Vuçiqi e ka te qartë se do të jetë humbesi kryesor. Nderkaq establishmenti klerofashist të cilit i prinë Ivica Daçiq, tashmë figura më e fuqishme në Serbi me kohë është percaktuar se do të jetë bartësi i interesave ruse në këtë pjesë të Europës”, shkroi bashkëmendimtari i Kurtit, Sadri Ramabaja.

    Nuk ka ndonjë argument publik që i mbështet analizat e dyshës Kurti-Ramabaja.

    Vuçiq ende në raporte ndërkombëtare kritikohet për autokraci dhe kontroll të skajshëm në çdo institucion të Serbisë, të varur e të pavarur.

    Ende asnjë organizatë serioze ndërkombëtare nuk e ka cekur që Daçiq i bënë konkurrencë në kontroll të pushtetit e aq më pak për tejkalim të pushtetit të Vuçiqit.

    Ndoshta dyshja Kurti-Ramabaj janë të informuar më saktë për zhvillimet në Serbi se sa organizatat  serioze ndërkombtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark