Bora e parë bie shumë pranë Shqipërisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Bora e parë bie shumë pranë Shqipërisë

    Insajderi
    06 November 2022 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bora e parë e këtij sezoni ra në majën Pelister të malit Baba. Fotoja është publikuar në rrjetin social Facebook.

    Sipas Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike, sot në të gjithë vendin do të mbajë mot i vranët dhe i freskët me reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor dhe verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 14, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 16 gradë.

    Në Shkup do të ketë vranësira me reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare verilindore.

    Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.

    Nga e hëna do të vijojë mot i qerndrueshëm.

    Për krahasim, vitin e kaluar bora e parë ra në Pelister gati një muaj më herët, pra më 8 tetor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark