Insajderi
Lajme

“50 euro, jo se shtrenjtë 10 edhe kryejmë punë” – pedofili zihet në flagrancë nga Gani Gërmia

Insajderi
07 November 2022 - 09:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“50 euro, jo se shtrenjtë 10 edhe kryejmë punë” – pedofili zihet në flagrancë nga Gani Gërmia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Maniakët, përdhunuesit, abuzuesit me të mitur tashmë janë një fenomen i shtuar në shoqërinë shqiptare brenda dhe jashtë kufijve.

Emisioni “Piranjat” ka sjellë për publikun një eksperiment social, se si sillen të moshuarit në Prishtinë kur shohin një femër.

Për këtë arsye Gani Gërmia vendos që të vishet si një femër seksi dhe të provojë se si sillen të moshuarit kur ta shohin. Dhe pa u zgjatur shumë “Piranja”, Gërmia vendos të bëjë një makiazh të lehtë të ndryshojë lukun dhe të veshë fustan, dhe më pas të hedhë “grepin” dhe të presë.

Video

Pa kaluar as disa minuta në stolin ku ishte ulur e mitura 16-vjeçare (Ganiu), afrohet një i moshuar i cili hidhet direkt në veprim, duke kërkuar që të shkojnë në hotel.

Por ajo që të bën më shumë përshtypje është gjuha e përdorur nga i moshuari, i cili flet pa filtra dhe e thotë hapur atë që kërkon, madje kërkon të bëjë edhe pazar për çmimin e kohës që do të kalojë me të “miturën”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark