Insajderi
Insajderi

Situata e tensionuar në veri – trupat italiane zbarkojnë në Kosovë

Insajderi
08 November 2022 - 23:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Situata e tensionuar në veri – trupat italiane zbarkojnë në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përfaqësuesi i Lartë për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në Bashkimin Evropian, Josep Borrell ka njoftuar se sonte janë dërguar forca shtesë në Kosovë për të garantuar sundim të ligjit.

Përmes Twitter-it, ai ka bërë të ditur se në Kosovë kanë zbarkuar forca shtesë të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë, pjesë e karabinierëve italianë.

Sipas Borrell, ata do ta mbështesin përkohësisht EULEX-in.

“Në këto kohëra të tensionuara në Kosovë, misioni i BE-së në Kosovë për sundim të ligjit EULEX përmbush detyrën që ka për të garantuar stabilitet: Forca Evropiane e Xhandarmërisë, pjesë e Karabinierëve zbarkoi sonte që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që ta mbështesë një ambient të sigurt”, ka shkruar Borrell.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark