Kurti: Serbia duhet të distancohet nga e kaluara e Millosheviqit e e tashmja e Putinit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti: Serbia duhet të distancohet nga e kaluara e Millosheviqit e e tashmja e Putinit

    Insajderi
    11 November 2022 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Besoj që Serbia duhet të distancohet së pari edhe nga e kaluara e Millosheviqit edhe e tashmja e Putinit”, ka thënë kryeministri i vendit, Albin Kurti deri foli për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, shkruan Insajderi.

    Këto komente Kurti i bëri në Forumin e Paqes në Paris teksa shtoi se Kosova ka qenë palë konstruktive në procesin e dialogut e që Serbia duhet të ndryshojë qasje.

    “Bashkimi Europian po përpiqet fort që të ndërmjetësojë mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet të normalizohen marrëdhëniet. Kosova është vend normal, por më duhet ta pranoj që marrëdhëniet e vendit tonë me Serbinë nuk janë normale dhe ato duhet normalizuar. Dialogu në Bruksel është dialog për statusin e marrëdhënieve, por jo për statusin e Kosovës. Pra, bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve që nënkupton marrëveshje përfundimtare, ligjërisht obligative me në qendër të saj njohjen reciproke. Sigurisht që mund të ketë pika të tjera në atë marrëveshje, por njohja e ndërsjellë do të jetë pika qendrore”.

    “Në anën tjetër, besoj që Serbia duhet të distancohet së pari edhe nga e kaluara e Millosheviqit edhe e tashmja e Putinit, sepse kjo do të na ndihmonte shumë për të arritur marrëveshjen, për t’i dhënë drejtësi viktimave dhe për të arritur atë marrëveshjen e pajtimit për gjeneratat që do të vijnë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark