Tetë miliardë njerëz jetojnë në planetin Tokë – një moment historik i madh i parashikuar zyrtarisht ditë më parë. Një foshnjë e lindur sot thuhet të jetë personi i tetë miliardë në botë, sipas një projeksioni nga Kombet e Bashkuara.
“Ky moment historik është një rast për të festuar diversitetin dhe përparimet duke marrë parasysh përgjegjësinë e përbashkët të njerëzimit për planetin”, ka thënë në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
LOOK: Meet baby girl Vinice Mabansag—isa sa sumisimbolo bilang ika-8 bilyong tao sa mundo. Ipinanganak siya sa Dr. Jose Fabella Memorial Hospital kaninang 1:29am. | @gmanews pic.twitter.com/RQE0NSZCjm
— Nico Waje (@nicowaje) November 14, 2022
Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, foshnja Vinice Mabansag, e cila lindi në Spitalin Memorial Dr. Jose Fabella në Tondo, Manila më 15 nëntor, u zgjodh për të shënuar personin e tetë miliardë në botë.
Përfaqësues nga Komisioni për Popullsinë dhe Zhvillimin ishin aty për të mirëpritur lindjen e Vinice, e cila u lindi nga nëna e saj në orën 1:29 të mëngjesit