×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Aktivitetet për festën e 28 Nëntorit në Prishtinë

    Insajderi
    27 November 2022 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Prishtinës ka parashikuar disa aktivitete në shënim të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

    Në prag të festës së flamurit, Drejtoria e Kulturës ka shpalosur agjendën e të gjitha aktiviteteve që do të organizohen për ditën e shënuar të 28 nëntorit.

    Në orën 11:00 pranë Fakultetit Filologjik do të bëhet përurimi i shtatores së Prof. Anton Çettës.

    Në orën 11:30 do të mbahet ekspozita personale e prof. Anton Çettës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

    Në orën 12:15 do të bëhet përurimi i veprës artistike “Këmbëkryqi” tek sheshi “Zahir Pajaziti”.

    Nga ora 10:00 – 22:00 do të mbahet panairi “Blej Shqip” tek sheshi “Nënë Tereza”.

    Në ora 13:30 do të mbahet edicioni i parë i “Festivali i Plisit” ku do të bëhet inaugurimi i monumentit të Plisit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark