×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Selimi: Festë për liderët e UÇK-së s’mund të ketë, por me zemër janë me ne

    Insajderi
    28 November 2022 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shqipe Selimi, ish-pjesëtare e UÇK-së, bashkëshorte e komandantit Rexhep Selimi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë ka folur në lidhje me festat e nëntorit.

    Ajo fillimisht i uroi shqiptarët kudo që janë për festën e flamurit dhe festat e nëntorit, ndërsa për mbledhjen e parë të dy kuvendeve, Shqipëri – Kosovë, tha duket se amanet i stërgjyshërve dhe prindërve tanë po bëhet realitet.

    “Ishim në Vlorë. Edhe unë isha pjesë e mbledhjes së dy kuvendeve në Tiranë. Ishte një takim shumë emocional, por aspak i largët. Na u duk sikur ishte mbledhja e radhës e dy kuvendeve tona. Ishte një mbledhje vëllazërore, me ndjenja shpirtërore të thella. M’u duk sikur një amanet i stërgjyshërve dhe prindërve tanë po bëhet realitet. Të gjithë deputetët ishin shumë emocionues, sidomos deputetët nga Kosova kishin një ndjenjë atdhedashurie, sikur po bashkohemi me të vërtetë”, tha Selimi në RTK.

    Ajo duke i uruar liderët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës për festën e 28 Nëntorit, tha se vështirë është sot për ta të jetë festë, sepse dihet vendi ku janë.

    “Ata sot kanë pasur vizita nga shokë të ndryshëm. Nuk i kanë lënë vetëm. Festë për ta nuk mund të them se është, sepse dihet vendi se ku janë, por me shpirt e me zemër janë me gjithë bashkëkombësit anekënd botës”, shtoi ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark