×
  • Sport
  • Botërori 2022

    A do t’i quhet goli Ronaldos? Ky është vendimi

    Insajderi
    29 November 2022 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sulmuesi 37 vjeçar mendoi se kishte shënuar golin e tij të dytë në Botërorin 2022, kur ata luajtën ndeshjen e dytë në Botëror të hënën.

    Ronaldo besoi që kishte pasur një prekje të lehtë të krosit të Bruno Fernandes e ku topi përfundoi në qoshe të portës, por FIFA – me ndihmonë e teknologjisë që e ofron topi i Adidas – ka shpjeguar që pse futbollisti më i madh i të gjitha kohërave nuk ka shënuar gol.

    FIFA ka lëshuar një deklaratë sot që është botuar në ESPN e që shkruan: Në ndeshjen në mes të Portugalisë dhe Katrit, duke përdorur teknologjinë Connected Ball Technology që përdoret në topin e Adidas që quhet Al Rihla, ne kemi arritur të zbulojmë se topi nuk ka pasur asnjë kontakt, madje më të vogël me kokën e dikujt. Sensori 500Hz IMU brenda topit na lejon ne që të jemi shumë të saktë në analizën tonë.

    Topi i fundit i FIFA-së lejon që të merren të dhëna reale nga zyrtarët e ndeshjeve, për t’i ndihmuar ata në vendime për pozitën jashtëloje dhe thirrjet për gola, por Fernandes tashmë e ka hequr debatin nga tavolina në lidhje me atë se kush e shënoi golin e parë kundër Uruguait. Pas topi përfundoi në rrjetë dhe me një penallti të shënuar në minutat e fundit Portugalia fitoi 2-0. “E festova golin sikurse ai të ishte i shënuar nga Cristiano. Edhe mua mu dukë që ai e ka prekur topin. Qëllimi i imë ishte të krosoj topin për të. Ne jemi të lumtur me fitoren pavarësisht së kush shënoi, gjëja më e rëndësishme është se ne arritëm qëllimin tonë që të kualifikohemi për në rrethin tjetër”, tha Bruno Fernandez pa ndeshjes.

    Portugalia ka siguruar vendin e tyre për 1/8-ën e finales me fitoret që pati kundër Ganës dhe Uruguait, që do të thotë se ata hynë në ndeshjen e fundit kundër Koresë së Jugut të premten, madje mund të bëjnë edhe rotacion në skuadër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark