Ironizon Limaj për targat: S’paska mujtë Hashimi, na paska vyjtë Albin patrioti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ironizon Limaj për targat: S’paska mujtë Hashimi, na paska vyjtë Albin patrioti

    Insajderi
    29 November 2022 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, gjatë një diskutimi për gjendjen e krijuar në Veri ka ironizuar me vendimet e kryeministrit Albin Kurti.

    Duke kritikuar vendimin e Kurtit për targat, Limaj thotë se këtë vendim ka mundur ta marr edhe Hashim Thaçi që sipas Limajt i ka luftuar serbët ballë për ballë.

    Ta merr mendja qe s’ka mujt me i thonë Hashim Thaçi nga sot s’keni me mujt me hi me targa KM a? Allahile po ta merr mendja qe Albin Kurti, po i nxjerr muskujt e po i thotë mos hini me targa e s’ka mujt Hashim Thaçi që ka krijuar UÇK-në e t’i ka dal ballë për ballë… s’ka mujt me thirr ne telefon.”, deklaron Limaj.

    Këtë reagim Limaj e ka bërë gjatë një përballje me analistin Xhevdet Pozhari.

    Në një intervistë në ATV ish-zv kryeministri i Kosovës ka folur për deklaratën e Kurtit lidhur me Veriun. Sipas tij, deklarata e Kurtit se “nuk ka qenë i informuar për situatën në Veri”- ka fyer policët e Kosovës, shërbimet e sistemin e sigurisë.

    I ka fy policinë, i ka fy shërbimet, sistemin e sigurisë dhe bashkëpunëtorët e rrethit. E kemi një kryeministër të painformuar që merr vendime radikale, jetike, të rëndësishme për vendin dhe i thotë një gazetës prestigjioze një deklaratë të tillë. Kjo dëshiron ta arsyetoj atë duke thënë që ‘unë nuk gaboj, por informatën e kam pasur të tillë”, tha Limaj.

    Kryeministri Albin Kurti, të shtunën ka deklaruar se marrëveshjen për target e ka pranuar pasi që është informuar nga ambasadori i Amerikës Jeff Hovenier për gjendjen e sigurisë në veri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark