×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Taksisti dëgjon fjalime të Kurtit”, Qeveria Kurti ia portretizoi vëllain si hajn, zhduket deputetja që u bë objekt talljesh

    Insajderi
    06 December 2022 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është marrë vendimi që të suspendohet përmbaruesi privat, Ilir Mulhaxha, e që është vëllau i deputetes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku. Ai u suspendua për shkak të një borxhi prej 6 milionë eurosh të llogaritur gabimisht, kështu ka njoftuar zëvëndësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu.

    “Në bazë të kompetencave ligjore, sapo nënshkrova Vendimin për suspendimin e përmbaruesit privat që deri pasnesër do ta përmbaronte një borxh mbi 6 milionë euro (të llogaritur gabimisht) të Telekomit”, ka njoftuar Sallahu.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me deputeten Fatmire Kollçaku, por që herën e parë nuk është përgjigjur, derisa pas thirrjes së dytë nga redaksia, telefoni i deputetes ishte fikur.

    Ndërsa, kujtojmë se deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, u bë edhe objekt talljesh me tregimin për një taksist në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

    Ajo pati folur edhe për rastin e parukieres, Mulhaxha-Kollçaku kishte rrëfyer rastin tjetër me taksistin shqiptar i cili i kishte thënë asaj se para se të bie të flej, gjithmonë e shikon videon e kryeministrit Kurti kur ishte deklaruar për Asociacionin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark