Pas sulmit, Sali Berisha shfaqet para publikut me syze dielli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas sulmit, Sali Berisha shfaqet para publikut me syze dielli

    Insajderi
    08 December 2022 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Presidenti kroat, Stipe Mesiq e ka cilësuar atentat sulmin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dy ditë më parë në protestën e opozitës.

    Pas një takimi me Berishën në selinë e PD-së në Tiranë, Mesiq tha për News 24 se u befasua dhe u shqetësua shumë nga ky sulm ndërsa kryedemokratin e cilëson “babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë”.

    “Isha mysafir në Shqipëri, gjatë ditëve që isha këtu dëgjova për sulmin që u bë këtu dhe më shqetësoi shumë. U befasova për shkak se Berisha është babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë. Nuk kam shumë të dhëna për momentin dhe s’dua të deklarohem për momentin, por ky është atentat ndaj Berishës”, tha Mesiq.

    “Ai i duhet gjithë shqiptarëve të Shqipërisë e më gjerë, i duhet rajonit e komunitetit Evropian. I dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të ngelet në politikë edhe më tutje, të punojë për demokracinë”, theksoi ish-Presidenti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark