Ka përfunduar koha e rregullt në ndeshjen e parë çerekfinale.
90 minutat dhuruan një lojë tejet interesante, megjithatë u mbyll 0:0.
Të dy kombëtaret kërkonin golin, por që nuk e arritën.
Kroatët ishin në një aspekt më kërkues, mirëpo jo edhe konkret.
Në anën tjetër Brazili me anë të Vinicius Jr dhe Neymarit po kërkonin golin, por u mungoi në 45 minutat e parë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola.
Edhe në pjesën e dytë u krijuan raste të mirë, sidomos të Brazilit.
Ata e nisën furishëm 45 minutat e dyta, por portieri i Kroacisë, Dominik Livakovic ishte në vend dhe nuk lejoi të tundet porta.
Koha e rregullt u mbyll 0:0, duke shkuar kështu ndeshja në vazhdime.