×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Dj Sem Thomasson nga Tomorrowland në Hardh n’Ven – Pre Hardh Fest

    Insajderi
    15 December 2022 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në kuadër të projektit “Promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore, artistike dhe diversitet kulturor” në kuadër të Festivalit Hardh Fest, OJQ Hardh Fest organizon aktivitetet e Pre HardhFEST përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

    Festivali më i madh në Kosovë, Hardh Fest, sivjet po vjen me një nën-brand të vetin “Hardh n’Ven”, ku do të zbulohen datat dhe slogani i Hardh Fest 2023, nëpërmjet aktiviteteve të trashëgimisë kulturore, shumë atraktive dhe autentike, me 23 dhjetor 2022 në Rahovec.

    Pre Hardh Fest Street Party do te mbahet në rrugën “Xhevat Kasapi” (Te Palestra), ku do të përformojnë: DJ MiM wurm up, SHEMI & ILIRET, ELITA 5 dhe DJ SEM THOMASSON nga Belgjika (DJ Resident në Tomorrowland), si dhe do të ketë shumë befasi tjera.

    Aktiviteti PRE Hardh FEST përkrahet nga MKRS dhe mbështetet nga Komuna Rahovec, Partneri StoneCastle, Sponsori Gjeneral BpB, Sponsori i Artë Bodrumi i Vjetër, Sponsori Tradicional Daka Wine, AMC dhe Evapify në bashkëpunim me N’Qosh Coffe Bar, Casa, Fole, In Burger, Unna Pastry, Eis Caffe, Grill Gjakova dhe BonBon.

    Me 23 dhjetor në “Hardh n’Ven” në Rahovec është STREET PARTY! Kultplus

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    29 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark