×
Insajderi / Ballina 5

Këngëtarja që ishte arrestuar për drogë, shfaqet në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH

Insajderi
20 December 2022 - 22:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Elsa Lila, këngëtarja shqiptare që tash e sa vjet jeton në Itali, është shfaqur sonte në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH.

Lila duket se i ka lënë pas vete problemet që kishte me Ligjin në Itali, dhe ka performuar sonte në garën e këngës në Radio Televizionin Shqiptar që këtë vit ka edicionin e 61-të, shkruan Gazeta Insajderi.

Elsa Lila gjatë performancës së sontme në RTSH

Ajo ishte arrestuar nga antimafia italiane me një grup prej 12 personash të akuzuar për trafik droge. Sipas hetimeve, artistja bënte pjesë në rrjetin që drejtohej nga boksieri Petrit Bardhi dhe dyshohet se ka pasur rolin e llogaritares së grupit.

Siç bënin me dije mediat italiane në mars, Lila, 40 vjeçe, dyshohet se mbante llogaritë e fitimeve të ardhura nga trafiku i drogës.

Ajo ishte liruar më pas, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndryshe, shumë më moti pas sukseseve të saj në në tregun muzikor, artistja e re u largua në Itali ku arriti të pranohej edhe në Sanremo dhe të përfshihej në disa bashkëpunime e projekte muzikore.

Pasi u vendos në shtetin fqinj, Lila, u rikthye sërish në Shqipëri, ku në vitin 2007 prezantoi Festivalin e RTSH në Tiranë, ndërsa krahas moderimit të akitivitetit zhvilloi disa performanca muzikore para publikut shqiptar.

Pas kësaj periudhe Elsa Lila ishte shkëputur nga aktiviteti artistik në Shqipëri për tu vendosur në Itali ku vazhdoi aktivitetin e saj./Gazeta Insajderi/

OP-ED
Nga Rubrika
Show
29 April 2024

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark