Punëtorëve të KEK-ut iu ndahen nga 500 euro për fundvit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Punëtorëve të KEK-ut iu ndahen nga 500 euro për fundvit

    Insajderi
    22 December 2022 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka marrë vendim që t’u ndajë nga 500 euro shtesë të gjithë punëtorëve të saj për fundvit.

    Këtë vendim e ka konfirmuar Sindikata e Re e KEK-ut (SRKEK) përmes një njoftimi në Facebook.

    “Të nderuar anëtarë të SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut, sot morëm edhe konfirmimin nga drejtori menaxhues për 500€ pagë shtesë për fundvit, për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut”, thuhet në njoftimin e SRKEK-ut.

    Po ashtu, kryesia e SRKEK ka falënderuar “të gjithë punëtorët për kontributin e tyre në punë dhe menaxhmentin e bordin e KEK-ut për këtë vendim, i cili do të jetë motivues për të gjithë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark