Insajderi
Botë

Kjo video e Zelenskyt me Nancy Pelosin, është parë rreth 400 mijë herë

Insajderi
23 December 2022 - 11:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo video e Zelenskyt me Nancy Pelosin, është parë rreth 400 mijë herë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një video e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy duke puthur në faqe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, pas fjalimit të tij në një seancë të përbashkët të Kongresit është parë rreth 400 mijë herë – së paku deri në momentin e publikimit të lajmit.

Zelensky e mbajti fjalimin në Kongres në anglisht gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë Ukrainës që kur Rusia nisi agresionin e saj në Ukrainë më 24 shkurt dhe ai falënderoi SHBA-në dhe aleatët e saj për mbështetjen e tyre.

Në fund të fjalës së tij, Zelensky i prezantoi Kongresit një flamur ukrainas që ai kishte marrë nga trupat gjatë një vizite në qytetin e Bakhmut në rajonin lindor të vendit Donbas.

https://www.youtube.com/watch?v=ZRUw0LAasSs

Teksa Zelensky ia dorëzoi flamurin Pelosit, ai u afrua dhe e puthi atë në faqe, përcjell telegrafi.

Ajo dukej e befasuar, por i buzëqeshi Zelenskyt dhe ngriti flamurin së bashku me nënpresidenten Kamala Harris.

Dhe një video e momentit e postuar në Twitter nga John Hudson i The Washington Post ishte parë më shumë se 200,000 herë që nga mëngjesi i së enjtes.

Gjatë fjalimit të tij të mërkurën, Zelensky tha se rezistenca e vazhdueshme e Ukrainës ndaj pushtimit rus ishte një fitore për SHBA-në dhe Evropën, si dhe Ukrainën dhe vazhdimisht vuri në dukje ndihmën që Kievi ka marrë nga SHBA-të dhe aleatët e saj.

Pelosi do të largohet nga roli i saj drejtues në grupin demokratik në janar, por ajo do të mbetet në Dhomën e Përfaqësuesve duke përfaqësuar distriktin e saj në Kaliforni.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark