​Arrestohet një person për vjedhje në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    ​Arrestohet një person për vjedhje në Ferizaj

    Insajderi
    23 December 2022 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë rreth orës 22:30 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se një person është ndaluar nga punëtorët e sigurimit brenda një qendre tregtare në rrugën ‘’ Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj.

    Ai dyshohej se kishte vjedhur disa pije (shishe) alkoolike.

    Policët hetues të stacionit në Ferizaj menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin A.B (M/K) i moshës 22 vjeçar, përsëritës i veprave penale të vjedhjes dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë.

    ‘Me datën 22.12.2022 rreth orës 22:30 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion së një person është ndaluar nga punëtorët e sigurimit brenda një qendre tregtare në rrugën ‘’ Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj, i cili dyshohej se kishte vjedhur disa pije (shishe) alkoolike. Policët hetues të stacionit në Ferizaj menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin A.B (M/K) i moshës 22 vjeçar, përsëritës i veprave penale të vjedhjes dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë. Pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Vjedhje’’,”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark