×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qeveria ndan 30 mijë euro për pranimin e pesë gazetarëve nga Afganistani

    Insajderi
    28 December 2022 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për strehimin e pesë gazetarëve nga Afganistani në Kosovë.

    Gjithashtu ka ndarë edhe 30 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të tyre.

    Zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti duke paraqitur propozim-vendimin për aprovim tha se kjo do t’i shërbej ushtrimit të lirë të profesionit të tyre në Kosovë.

    “Në kuadër të bashkëpunimit të Qeverisë së Kosovës me Federatën Evropiane të Gazetarëve dhe Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Mediat dhe qëndrimin e Republikës së Kosovës për solidarizimin me të drejtën e gazetarëve nga Afganistani për ushtrimin e profesionit të tyre në mënyrë të pavarur, të lirë dhe të sigurt dhe vullnetin për t’ju ofruar strehim MPJD paraqet propozim vendimin për strehim dhe ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 30 mijë euro për pranimin e 5 gazetarëve nga Afganistani. Këto mjete do të mbulojnë shpenzimet për periudhën e mbetur të vitit 2022” , ka thënë Ahmeti.

    Ai ka shtuar se përzgjedhja e gazetarëve do të bëhet nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Mediat në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark