Një alarm për sulm ajror u lëshua në të gjithë Ukrainën mëngjesin e së enjtes, pasi një valë e re e raketave ruse synonte qytetet e mëdha.
Këshilltari presidencial, Mykhailo Podolyak tha se më shumë se 120 raketa ishin lëshuar }Ukrainë.
“Të paktën tre persona – përfshirë një vajzë 14-vjeçare – u dërguan në spital pasi shpërthimet goditën kryeqytetin Kiev”- tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko.
Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetet Kharkiv, Odesa, Lviv dhe Zhytomyr.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia po sulmonte vendin nga “drejtime të ndryshme me raketa lundrimi me bazë ajrore dhe detare”.

Ai shtoi se një numër dronësh Kamikaze ishin përdorur gjithashtu.
Këshilltari tjetër presidencial, Oleksiy Arestovych u kërkoi civilëve të kërkonin strehim dhe tha se mbrojtja ajrore e vendit po funksionon.