Pas lirimit - Vuçiq i ofron punë 20 vjeçarit që u dënua me burg se bërtiti “vrite, vrite shqiptarin” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Pas lirimit – Vuçiq i ofron punë 20 vjeçarit që u dënua me burg se bërtiti “vrite, vrite shqiptarin”

    Insajderi
    30 December 2022 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot ka takuar Nikola Nedeljkoviq nga Beogradi, i cili u lirua dy ditë më parë nga burgu në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Pas takimit, Vuçiq i ka ofruar punë 20 vjeçarit. Një punë në Ministrinë e Teknologjisë Informative ose në Zyrë e [e ashtuquajtur për Kosovën].

    “A dëshiron të punosh në zyrë [e ashtuquajtur për Kosovën] ose ministri” e pyeti Vuçiq, ndaj të cilës pyetje pasoi folklori qesharak përgjigjes i të riut, se “dëshiroj t’i ndihmojë serbët e Kosovës”, siç e citoi media serbe “Blic.rs”.

    Nedeljkoviq ishte në pranin e prindërit e motrës së tij kur u prit nga Vuçiqi. me prindërit dhe motrën e tij.

    Nedeljkoviq u arrestua në Vidovdan nga policia e Kosovës në Gazimestan dhe në fillim të shtatorit u dënua me tetë muaj burg për gjoja nxitje të urrejtjes dhe intolerancës etnike, pas së cilës kaloi dy muaj në paraburgim.

    Në fillim të dhjetorit Gjykata e Apelit në Prishtinë ia ka ulur dënimin Nedeljkoviqit, kështu që ai është liruar dy ditë më parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark