Alarmohet situata në Gizzi Grill - një vajzë bëhet për spital, detajet e rastit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmohet situata në Gizzi Grill – një vajzë bëhet për spital, detajet e rastit

    Insajderi
    30 December 2022 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lokali Gizzi Grill në Veternik të Prishtinës jo rrallëherë ka qenë vendi i përleshjeve, kanosjeve e incidenteve të tjera që kanë shkaktuar telashe. Bëhet me dije se edhe mbrëmë Policia ka intervenuar në këtë lokal, ku u shkaktua rrezik nga një person akoma i paidentifikuar.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një person ka hedhur një sprej në orët e mëngjesit dhe për pasojë ka alarmuar klientët, në numër jo të vogël që ndodheshin në lokal, të cilët me shpejtësi nisën të largoheshin.

    Situata u tensionua deri në atë pikë sa një vajze 20-vjeçare, që gjendej në këtë lokal iu vështirësua frymëmarrja dhe u desh ndihma mjekësore, me ç’rast autoambulanca doli në vendin e ngjarjes. Prej aty viktima u dërgua për emergjencë, ndërkohë që Policia kreu ekzaminimet e nevojshme.

    Para zyrtarëve policorë, siç mëson Gazeta Sinjali ka dhënë deklaratë menaxheri i lokalit, i cili ka rrëfyer në detaje se si ndodhi ngjarja dhe ka ofruar pamjet nga kamerat e sigurisë, përmes të cilave mund të zbulohet i dyshuari apo të dyshuarit e përfshirë në rast.

    Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit që ka urdhëruar inicimin e rasteve në drejtim të dy veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ”dhe “Armëmbajtje pa leje” dhe nisjen e hetimeve për kapjen e të dyshuarve.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë, por të njëjtit kanë deklaruar se nuk janë në dijeni lidhur me rastin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark