SHBA kryen ekzekutimin e parë të një personi transgjinor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA kryen ekzekutimin e parë të një personi transgjinor

    Insajderi
    04 January 2023 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Missouri është kryer ekzekutimi i parë në SHBA i një personi transgjinor. Të martën Amber McLaughlin, e cila ishte shpallur fajtore për një vrasje të kryer në vitin 2003 iu nënshtrua injeksionit vdekjeprurës.

    “McLaughlin u shpall e vdekur në orën 18.51,” njoftoi Departamenti i Korrigjimeve në Misuri me anë të një deklarate.

    “Më vjen keq për cfarë kam bërë. Jam një njeri i dashur dhe i kujdesshëm,” ka shkruar në deklaratën e saj të fundit McLaughlin.

    Ekzekutimi i McLaughlin, i pari në SHBA këtë vit, është i pazakontë. Ekzekutimet e grave në Shtetet e Bashkuara janë tashmë të rralla. Përpara ekzekutimit të McLaughlin, vetëm 17 gra janë dënuar me vdekje që nga viti 1976, kur Gjykata e Lartë e SHBA rivendosi dënimin me vdekje pas një pezullimi të shkurtër, sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje.

    Organizata jofitimprurëse konfirmoi se McLaughlin është personi i parë transgjinor që ekzekutohet në Shtetet e Bashkuara.

    McLaughlin u dënua me vdekje për vrasjen e ish të dashurës së tij, Guenther në nëntor 2003. Sipas raportimeve ai e qëlloi me thikë dhe e përdhunoi në mënyrë të përsëritur ndërsa në parking dhe në kamionin e saj u gjetën njollat e gjakut./A2news


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark