Kovaçevski pret Chollet-in në Shkup, ia dhuron një fanel me mbiemër të tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Kovaçevski pret Chollet-in në Shkup, ia dhuron një fanel me mbiemër të tij

    Insajderi
    11 January 2023 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është pritur në Shkup nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

    Chollet i cili është në një vizitë zyrtare në rajon, vizitën e tij së pari e nisi në Shkup, për të udhëtuar mëpastaj në Prishtinë dhe Beograd.

    “Partneriteti ynë i fortë me ShBA’në është kyç gjatë vitit, i cili do të jetë sfidues brenda dhe botërisht”, shkroi Kovaçevski në profilin e tij në Facebook.

    Koveçaveski shkroi se me Derek Chollet do të diskutojnë për partneritetin strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark