William Walker vjen në Kosovë për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    William Walker vjen në Kosovë për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut

    Insajderi
    11 January 2023 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ambasadori amerikan i OSBE-së në Misionin Verifikues të Kosovës, William Walker, do të vijë në Kosovë në rastin e 24 vjetorit të Masakrës së Reçakut, tregoi për Insajderin vetë Walker.

    Walker, i cili edhe pritet të përfundojë librin e tij të kujtimeve të Masakrës së Reçakut, tha se do të fluturojë qysh sonte ose ditëve në vijim për në Prishtinë për të marrë pjesë në këtë ditë përkujtimore.

    Qeveria e Kosovës madje edhe ndau edhe rreth 70 mijë euro për botimin e këtij libri në gjuhën shqipe.

    “Qenka interesante, s’paskam dëgjuar”, tha Walker kur u pyet nga Insajderi për ndarjen e këtyre fondeve.

    “Mendoj se Qeveria në Kosovë dhe njerëzit që kam takuar gjatë 23 viteve gjithmonë më kanë pyetur se a do të shkruani libër për këtë ngjarje të rëndësishme, dhe pikërisht këtë po e bëj”, tha ai për Insajderin./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark