Pas Osmanit, Chollet takon edhe kryeministrin Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Osmanit, Chollet takon edhe kryeministrin Kurti

    Insajderi
    11 January 2023 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas takimit me presidenten e vendit Vjosa Osmani, këshilltari i lartë i DASH-it, Derek Chollet, ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.

    Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

    Sipas njoftimit të DASH-it, ai do të bisedojë me krerët në Kosovë dhe të Serbisë për integrimin euroatlantik, përfshirë edhe arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve, e bazuar në njohje reciproke.

    Choleti muajve të fundit ka realizuar disa telefonata me kryeministrin Kurti, ndërsa një herë e ka pritur edhe në SHBA.

    Choleti vjen në Kosovë e Serbi pas tensioneve të fundit në veri dhe në kulmin e përpjekjeve që janë duke bërë SHBA-ja dhe BE-ja për të arritur një marrëveshje mes dy vendeve mbi bazën e planit franko-gjerman.

    Pas Prishtinës, Cholleti do të qëndrojë në Beograd më 12 janar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark