×
  • Sport
  • Sport

    Busquets nuk ‘tundohet’ nga parat e arabëve, refuzon transferimin te Cristiano Ronaldo në Al Nassr

    Insajderi
    19 January 2023 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Saudi Al-Nassr nuk e ka ndërmend të ndalet vetëm në sjelljen e Cristiano Ronaldos, pasi ata planifikojnë t’i bashkojnë atij edhe yje të tjerë të mëdhenj të futbollit evropian.

    Siç raporton Catalunya Radio, drejtuesit e Al-Nassr kanë kontaktuar me mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

    Sauditët e pasur i ofruan Busquets një pagë vjetore prej 20 milionë eurosh, por kapiteni i Barcelonës nuk pranoi.

    34-vjeçari ende nuk ka vendosur nëse do të largohet nga Barcelona, ​​por Catalunya Radio raporton se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë liga MLS nëse largohet nga Camp Nou.

    Inter Miami tregoi interes për të dhe megjithëse pronari i atij klubi, David Beckham, nuk mund të ofrojë para si sauditët, Busquets do të preferonte të shkonte atje dhe të tregonte se jo të gjithë janë pas milionave saudit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark