Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas shkarkimit që i bëri dje Qeveria Kurti, anëtarit të Bordi Drejtues të SHSKUK-së, Isuf Zekaj pas dyshimeve për korrupsion.
Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar që të shkarkohet i tërë Bordi i SHSKUK-së për shkak keqpërdorimeve me miliona.
“I tërë Bordi i SHSKUK-së duhet të shkarkohet për shkak të raportit të auditimit, i cili evidentoi miliona euro keqpërdorime”, shkroi Haxhiu në Facebook.
“Nuk mund të mbulohen keqpërdorimet milionëshe në shëndetësi me shkarkimin e vetëm një anëtari të Bordit me dyshimet për korrupsion për (250-400 euro). Kjo është tallje!”, tha ai.
Ndërkohë Haxhiu ka përmendur skandalin financiar me ambasadorin e Kosovës në Koraci, Martin Berishaj, i cili po dyshohet për shpëlarje të mëdha parash.
“P.S. Me rastin e Martin Berishajt dhe Bordit të SHSKUK-së për Qeverinë Kurti vlen thënia: Kush vjedh pak shkarkohet, kush vjedh shumë mbrohet dhe shpërblehet”, ka shkruar deputeti i PDK-së.