×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Viti 2017 – Kryesuesi i BQK’së ishte në qendër të vëmendjes për 2’shat në shkollën e mesme

    Insajderi
    04 February 2023 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ishte viti 2017 dhe ia kishte mësyrë garës për të parin e Komunës së Pejës nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Bashkim Nurboja, që hiç më larg sot u zgjodh Kryetar i Bordit të Bankës Qendore të Kosovës, ishte shndërruar në senzacion medial me notat minimalisht kaluese në shkollë të mesme, në kohën kur i ishte futur garës elektorale për Pejën, shkruan Insajderi.

    Suksesi i tij i dobët në shkollimin e mesëm e kishte habitur jo pakkë në lidhje kredibilitetin dhe kompetencën intelektuale të tij, ku Nurboja sfidonte Gazmend Muhaxherin nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    2’shet në shkollë të mesme, kishin lënë shije të hidhe për kandidaturën e Nurbojës, i cili shkollën e mesme e kishte ndjekur në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë. “Sukses i mjaftueshëm” i shënohej në dëftesa.

    Notat i kishte të dobëta, por kualifikoheshin minimalisht të mos përsëriste vitin. Ndonëse ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje atëherë s’e kaloi betejën me Gazmend Muhaxherin, ai tash ka kaluar në një pozitë tejet të lartë, atë të Bordit të BQK-së.

    Megjithatë, Nurboja e merrte për sulm nga kundërshtarët politikë teksa krekosej për sukseset e tij universitate. Për 2’shat në shkollë të mesme, sidodoqoftë, ai s’kishte gjë për të thënë.

    Kutjojmë se Bashkim Nurboja kishte shërbyer edhe si zv/ministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, në Qeverinë Kurti I, siç e pati lajmëruar Zyra e Kryeministrit.

    Ndërkaq, Nurboja u kthye në qendër të vëmendjes si figurë e Lëvizjes Vetëvendosje që emërohet në një pozitë kaq të lartë, dhe atë menjëherë pasi edhe drejtor i përgjithshëm i RTK-së, u zgjodh një figurë tjetër e Lëvizjes Vetëvendosje, Rilind Gërvalla.

    “Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 3 shkurt 2023, mori vendimim si në vijim: Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i Bordit të Bankës Qendrore. Gjithashtu, Bordi u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv”, njoftoi të shtunën BQK.

    Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL në një deklarim për Kosovapress ka shpjeguar se nuk kanë pasur mundësi të dinë për vlerësimin e personave, e ku në fund u përzgjodh Nurboja.

    “Lista e cila ka dalë, është një listë që vet BQK-ja e ka publikuar, mirëpo që ne nuk kemi pasur mundësi që të dimë se kush janë këta persona, si janë vlerësuar, cili është ‘backgroundi’ i tyre dhe çfarë kanë punuar paraprakisht”.

    “Dhe gjithashtu nuk mund të dimë se si ka shkuar krejt procesi dhe faza e intervistimit, për arsye se ne nuk kemi qenë brenda si monitorues të këtij procesi. Andaj, ne nuk e dimë se cili do të jetë ai kandidat i cili do të zgjidhet nga Kuvendi. Po ashtu, nuk mund të dimë se cili do të jetë ai kandidat i duhur”, tha ajo./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark