×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti: Sot takohem me Lajçakun, për çka e tregojmë në fund të takimit

    Insajderi
    06 February 2023 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, por nuk tregoi se çka do të bisedohet.

    “E kemi një takim me të gjithë ambasadorët e akredituar nga Qeveria në orën 11:00 pastaj e kemi një drekë punë më emisarin e veçantë Miroslav Lajçak”.

    “Ajo se çka do të diskutohet, do t’ju tregojmë në fund të takimit”, tha Kurti, i pyetur nga gazetarët pas ngjarjes së lansimit të Programit të Punësimit të të Rinjve.

    Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi mbetet një nga preokupimet kryesore të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Së fundmi, komuniteti ndërkombëtar është duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si kusht për ta trasuar rrugën për një dialog të mirëfilltë me Serbinë.

    Mirëpo, një gjë të tillë po e refuzon kryeministri Albin Kurti, duke thënë se komuniteti serb në Kosovë ka të drejta më shumë se çdo minoritet në cilin do vend të Evropës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark