×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    E habitshme: Nxirret nga rrënojat me cigare në gojë, s’e heq as pas insistimit të shpëtimtarëve

    Insajderi
    08 February 2023 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turqia është goditur të hënën nga një tërmet shkatërrimtar që ka lënë mijëra të vdekur, mijëra të pastrehë dhe shumë ndërtesa të shkatërruara. Ekipet e kërkim shpëtimit nga shumë vende po vazhdojnë kërkimet e tyre nën rrënoja.

    Përveç videove prekëse ku shihen fëmijët e vegjël teksa nxirren prej rrënojave dhe shpëtohen, në internet po qarkullon edhe një video e një personi të moshuar i cili gjendet nga ekipet e kërkim shpëtimit nën rrëoja në qytetin e Adıyaman .

    Ajo që bie në sy është se ai ka një cigare në gojë në momentin kur nxirret nga rrënojat dhe pavarësisht insistimit të kërkim-shpëtuesve ai nuk e hedh cigaren.

    I moshuari gjithashtu ka refuzuar edhe që të marr trajtim në spital.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark