×
  • Sport
  • Sport

    Casagrande flet për Dani Alves dhe kujton rastin e Robinhos: “Një përdhunues që ecën nëpër plazhe sikur të mos ndodhte asgjë”

    Insajderi
    08 February 2023 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Walter Casagrande, një ish-futbollist brazilian i njohur për opinionet e tij mjaft kritike, ka folur për gazetën spanjolle ‘As’ për rastin e Dani Alves dhe ka siguruar se në Brazil të gjithë janë të tmerruar nga ajo që ka ndodhur.

    “Situata e Danielit është shumë kritike. Është e vërtetë që gjithçka vazhdon të hetohet, por provat janë gjithnjë e më dërrmuese ndaj tij. Do të duhet të pritet që hetimet të përfundojnë, por gjithçka tregon se vajza ka të drejtë në deklaratën e saj”, shpjegon ish-futbollisti, i cili ka luajtur për Flamengo dhe Corianthians, por edhe me Ascolin dhe Torinon në Itali.

    “Nuk e di nëse është fajtor, por gjithçka të çon në mendimin se është. Në rast përdhunimi duhet të merret parasysh fjala e viktimës. Sigurisht që ju keni opsionin e prezumimit të pafajësisë, por deri tani gjithçka është kundër tij”,- shtoi Casagrande, duke pasur parasysh se nëse shpallet fajtor, nuk është jeta e Dani Alves ajo që do të shkatërrohet. “Unë jam i shqetësuar për jetën e viktimës. Kjo është e shkatërruar dhe do të duhet të ketë një ndjekje psikologjike dhe psikiatrike.” 

    Ish-futbollisti tregoi gjithashtu, se cili ka qenë reagimi i opinionit publik brazilian në lidhje me këtë rast.”Njerëzit janë të tmerruar nga kjo situatë, po debatojmë për arrogancën e disa lojtarëve brazilianë, të cilët mendojnë se mund të bëjnë gjithçka dhe se janë mbi të mirën.”

    Casagrande flet për Dani Alves dhe kujton rastin e Robinhos:

    Më pas, ai kujtoi rastin e Robinhos, i dënuar në Itali me 9 vite burg për përdhunim, pa kryer asnjëherë dënimin, sepse ndodhet në Brazil. “Rasti i Robinhos është një skandal i vërtetë, gjynah sepse po flasim për një përdhunues të dënuar me 9 vite burg në Itali, sipas drejtësisë me përbuzje të veçantë për viktimën dhe që ecën nëpër plazhe sikur të ishte asgjë sepse nuk u ekstradua”.

    Casagrande flet për një “imazh fuqie” rreth futbollistëve. “Ata kanë ndjenjën se asgjë nuk po u ndodh atyre. Ndjehen superiore ndaj grave dhe mendojnë se mund të pushtojnë hapësirën e të tjerëve, sepse janë të famshëm dhe kanë shumë para. Arrogancë apo mungesë skrupujsh? Të dyja gjërat. Besojnë se janë më lart se të tjerët, por kështu nuk jetohet në shoqëri. Si Dani Alves, ashtu edhe Robinho, kanë një personalitet arrogant, arrogant, gjë që i bën ata të mendojnë se mund të bëjnë gjithçka pa pasoja.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark