Nënkryetari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë Kurti në lidhje me rastin e Astrit Deharit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se VV-ja e kanë pasur Deharin vetëm për fushata elektorale.
Sipas tij, pasi janë kryer ato fushata ai nuk iu është dashur më.
“Astritin e patën për fushata elektorale. E kur ato u kryen, nuk u duhet më. Përveç përkujtimeve hipokrite tek varri i tij”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Krasniqi ka thënë se ende pa ardh kjo Qeveri në pushtet kanë qenë në dijeni se nuk do të zbardhin rastin e Astrit Deharit.
“Ende pa ardhë Albin Kurti n’pushtet, kemi paralajmëruar që nuk do ta zbardhë rastin e Astritit. Kemi kërkuar drejtësi tash e 2 vite, e asnjë gur s’është lëvizë prej kësaj Qeverie për ta vënë drejtësinë në vend”, ka thënë ndër të tjera ai.
Krasniqi, tutje ka theksuar se çdo ditë që kalon e vërteton që Qeveria nuk po sjellë drejtësi, pasi siç thotë ai nuk u konvenon.
“Çdo ditë që po kalon, po dëshmohet pa dyshim, që le që këta nuk do të sjellin drejtësi, por edhe do ta sabotojnë atë. Sepse nuk u konvenon.Por ne s’do t’i lëmë të qetë, pa e sjellë drejtësinë. #drejtesiperAstritin”, përfundon statusi i tij.