×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Iu zunë 6 mijë fishekë serbit nga Mitrovica, reagon Kurti: Do të kemi zero tolerancë

    Insajderi
    22 February 2023 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për serbin nga Mitrovica të cilin iu zunë 6 mijë fishekë ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili arrestimin e tij e quajti “edhe një tjetër fitore të sundimit të ligjit”, shkruan Insajderi.

    Qeveria e Kosovës “do të ketë zero tolerancë”, tha Kurti, “ndaj trafikimit të armëve dhe drogës, krimit të organizuar dhe çfarëdo përpjekjeje mbështetëse të dhunës dhe konfliktit – kudo në territorin tonë”.

    Insajderi mbrëmë raportoi se i arrestuari është Zivorad (Vidosav) Jovanoviq, dhe banon në Mitrovicë të Veriut.

    “Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, lajmëroi Policia e Kosovës.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se përderisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq flet për armatosje të Serbisë, në veri të Kosovës konfiskohen 6.300 copë municion të kontrabanduar nga Serbia.

    Ai ka thënë se 6.300 sasi të municionit janë konfiskuar sot nga Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit në Joshanicë, në veri të Kosovës.

    “6.300 sasi të municionit janë konfiskuar sot nga Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit në Joshanicë, në veri të Kosovës. Gjatë patrullimit është ndaluar vetura e dyshimtë me targa të serbisë e një shtetasi serb dhe njësitet relevante tashmë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”

    Kjo rithekson sërish faktin se grupe të caktuara, të orkestruara dhe mbështetura nga Beogradi synojnë dhe angazhohen maksimalisht që të destabilizojnë vendin tonë” shkruan Sveçla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark