Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi është gjuajtur sot me tortë nga aktivistët e PSD-së.
Në videon e publikuar shihet se si Bislimi është gjuajtur me “milkshake” dhe me tortën që shkruhej “Urime Zajednica.
Teksa dëgjohen aktivistët duke i thënë ” Përhajr, urime e gëzofshi”.
Ndërsa kreu i PSD-së Dardan Molliqaj me postimin e videos kërkoi edhe dorëheqjen e Qeverisë.
“Tortë e milkshake për ‘Zajednicën’. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00”, ka thënë PSD-ja në njoftimin e saj në “Facebook”.