Një qytetar i cili ka qenë pjesëmarrës në protestën e sotme të Partisë Socialdemokrate, duke të jetë shumë i nervozuar me kryeministrin Albin Kurti.
Këtë të fundit, qytetari e ka quajtur “mashtrues” e “rrenc”.
Madje, ka porositur që kryeministri Kurti të largohet nga pushteti, duke thënë se “duhet me ia dhënë flakën objektit të Qeverisë”.
“Është njeri mashtrues, e rrenc, e ka pranuar Zajednicën. Ka thanë se pranoj kurrë, për mua është njeri i poshtër. Porosia jeme është me u largu sa ma shpejt prej këtu, se duhet me ia dhanë flakën kësaj ndërtese qysh është këtu.” – ka thënë ai.
Videon mund ta ndiqni në këtë LINK nga minuta 23:40.
Ndryshe, PSD-ja sot ka organizuar një protest kundër Asociacionit, marrëveshje të cilën kryeministri Kurti tash e ka pranuar.
Para të pranishmëve, është deklaruar edhe kryetari i këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se ryeministri Albin Kurti ka ndërruar qëndrimet e tij.
“Unë besoj fuqishëm që e vërteta është e jona. Askush në Kosovë nuk beson që duhet të lejohet entitet politik, parallel, etnik. Besoj që duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndalur qeverinë e cila u dorëzu para nevojës për të mbajtur pushtet. Kurgjo nuk ka ndërru në Kosovë, as në Serbi, që me e ndërru qëndrimin Kosova. E vetmja gjë që ka ndërru, është që kryeministri tash po e don pushtetin më shumë se sa shtetin.” – ka thënë ai.