×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Qytetari nervozohet me Kurtin: Mashtrues, rrenc, duhet me u largu sa ma shpejt 

    Insajderi
    25 March 2023 - 16:00

    Një qytetar i cili ka qenë pjesëmarrës në protestën e sotme të Partisë Socialdemokrate, duke të jetë shumë i nervozuar me kryeministrin Albin Kurti.

    Këtë të fundit, qytetari e ka quajtur “mashtrues” e “rrenc”.

    Madje, ka porositur që kryeministri Kurti të largohet nga pushteti, duke thënë se “duhet me ia dhënë flakën objektit të Qeverisë”.

    “Është njeri mashtrues, e rrenc, e ka pranuar Zajednicën. Ka thanë se pranoj kurrë, për mua është njeri i poshtër. Porosia jeme është me u largu sa ma shpejt prej këtu, se duhet me ia dhanë flakën kësaj ndërtese qysh është këtu.” – ka thënë ai.

    Videon mund ta ndiqni në këtë LINK nga minuta 23:40.

    Ndryshe, PSD-ja sot ka organizuar një protest kundër Asociacionit, marrëveshje të cilën kryeministri Kurti tash e ka pranuar.

    Para të pranishmëve, është deklaruar edhe kryetari i këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se ryeministri Albin Kurti ka ndërruar qëndrimet e tij.

    “Unë besoj fuqishëm që e vërteta është e jona. Askush në Kosovë nuk beson që duhet të lejohet entitet politik, parallel, etnik. Besoj që duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndalur qeverinë e cila u dorëzu para nevojës për të mbajtur pushtet. Kurgjo nuk ka ndërru në Kosovë, as në Serbi, që me e ndërru qëndrimin Kosova. E vetmja gjë që ka ndërru, është që kryeministri tash po e don pushtetin më shumë se sa shtetin.” – ka thënë ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark