
Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur të pafajshëm ish – deputetin Ukë Rugova, djalin e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova nga akuza për krim të organizuar.
Kjo gjykatë ka dënuar Rugovën vetëm për armëmbajtje pa leje me gjobë 6 mijë euro.
Pas këtij lajmi ka reaguar bashkëshortja e Ukë Rugovës, Blerta Kllokoqi Rugova.
Ajo tha se ka rilindur një kohë e re duke i quajtur si 9 vite në humnerë përgjatë procesit gjyqësor që po ballafaqohej burri i saj, Uka.
Në një shkrim në Facebook, Kllokoqi-Rugova ka thënë se ndien dhimbje dhe urrejtje ndaj atyre që ajo pretendon se orkestruan sulmin ndaj “presidentit Ibrahim Rugova përmes Ukës”.
“Por është Uka ai qe nuk me lejon te ushqehem me urrejtje, se Presidenti kishte thëne, jemi pak dhe skemi asnjë shqiptar për te gjuajtur”, ka thënë Blerta Kllokoqi-Rugova.
Ukë Ruvova u lirua sot nga akuzat për krim të organizuar lidhur me pajisjen e qytetarëve me viza schengen përmes pasaportave italiane.
Ai ishte arrestuar në shkurt të vitit 2014 dhe ishte mbajtur në paraburgim për rreth katër muaj. Procesi gjyqësor ndaj tij ka zgjatur gati 9 vite.
Postimi i plotë:
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues lidhur me veprën penale krim i organizuar ndaj ish-deputetit Ukë Rugova, ish-ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, Qefser Bahollit dhe Izet Beqirit, ndërsa aktgjykim dënues për armëmbajtje pa leje ndaj Rugovës, Bahollit dhe Beqirit.
Ata ngarkoheshin se duke vepruar si grup kriminal, për qëllime të përfitimit material, i kanë pajisur qytetarët në mënyrë të jashtëligjshme me viza shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, avokati i tij Nexhat Shabani.
“Është liruar nga akuzave për krim të organizuar. Është dënuar vetëm për armbajtës pa leje me 6 mijë euro”, tha ai.