“Askush nuk jep vajzë” , Abazoviq shkakton bujë në rrjet me deklaratën për martesë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “Askush nuk jep vajzë” , Abazoviq shkakton bujë në rrjet me deklaratën për martesë

    Insajderi
    12 April 2023 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq shkaktoi një ortek komentesh pasi u pyet për martesë në emisionin “Mirëmengjesi Mali i Zi”.

    Në një video që është shfaqur në Twitter, Abazoviq i është përgjigjur drejtuesit të programit se nuk është martuar ende, sepse “askush nuk i jep vajzë”.

    Me sa dihet, Abazoviq deri më tani nuk është shfaqur në publik me partneren e tij dhe që nga gushti i vitit 2020 ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut.

    Ai është shqiptar i lindur në Ulqin. Ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Sarajevës dhe ka magjistruar për marrëdhënie ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Malit të Zi në vitin 2008.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark