Nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se sot në këtë ditë feste, ka vizituar familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe familjen e Hysni Gucatit.
Ai në këto vizita, u shoqërua edhe nga kryetari i Skënderajt, Fadil Nura dhe disa nga bashkëluftëtarët themelues të UÇK-së, transmeton klankosova.tv.
”Në këtë ditë të veçantë të festës së Fitër Bajramit, bashkë me kryetarin Fadil Nura dhe me disa nga bashkëluftëtarët themelues të UÇK-së, vizituam familjet e Presidentit Hashim Thaçi, Kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe familjen e Hysni Gucatit, të cilat i uruam për këtë festë, me dëshirën që festat e ardhshme t’i presin bashkë me familjarët e tyre të cilën po gjykohen në Hagë”.