Udhetimi francez nëpër Shqipërinë që nuk e kemi njohur kurrë (Video) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Udhetimi francez nëpër Shqipërinë që nuk e kemi njohur kurrë (Video)

    Insajderi
    07 April 2016 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në zbulim të Shqipërisë, vendit të Ballkanit që nuk është vlerësuar më parë. Kështu e nis përshkrimin e Shqipërisë televizioni francez “Arte” në një përshkrim në seksionin e guidave në faqen online.

    Natyra e Shqipërisë dhe tradita mikpritëse a banorëve është paraqitur përmes dy videove, që tregojnë njëra veriun dhe tjetra jugun e vendit.

    “Pjesa e parë e udhëtimit në veri të vendit, një zonë plot me pasuri natyrore: Alpet shqiptare. Drini që rrjedh mes luginave malore, ujërat e kaltra të liqenit të Komanit, bregdeti Adriatik dhe delta e mrekullueshme e Bunës, një parajsë për zogjtë dhe peshqit”, thuhet në videon e parë.

    Në qendër të Shqipërisë gjendet kryeqyteti Tirana, ku banojnë pothuajse një e treta e banorëve të të gjithë vendit. Më në lindje, në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, gjendet liqeni i Ohrit, një nga më të lashtët në botë.

    Ndërsa kalon mes bunkerëve që ende “ndotin” peizazhin, rruga të çon në Gjirokastër, qytetin e lindjes së diktatorit Enver Hoxha.

    Më pas mund të shkosh në Butrint, siti arkeologjik më i rëndësishëm në vend, një qytet antik me tempujt e tij. Në fund zbulohet një prej traditave të maleve shqiptare, kënga polifonike”, raporton televizioni francez “Arte”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark