Shala ia kthen keq Mujës: Nuk replikoj me ty po me Bekim Haxhiun që ta ka pru picën në polici me të nxjerr nga burgu - Insajderi
×
Ballina 5

Shala ia kthen keq Mujës: Nuk replikoj me ty po me Bekim Haxhiun që ta ka pru picën në polici me të nxjerr nga burgu

Insajderi
26 April 2023 - 12:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka hedhur akuza në drejtim të familjarëve të deputetit të PDK-së, Ferat Shala, për dallavere .

Pas akzuave të Mujës ka reaguar deputeti Shala, ku i njëjti tha se nuk ka punë me Mujën por me Bekim Haxhiun që e ka nxjerrë nga burgu për korrupsion.

“Me këtë nuk replikoj sepse kam nevojë me repliku me Bekim Haxhiun se ta ka pru picën ne statacionin e Policisë dhe të ka nxjerre prej burgut për korrupsion” i tha Shala-Mujës.

“KRPP, KOSST…”, Armend Muja ia përmend Shalës së PDK-së punësimet e fëmijëve dhëndrit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka akuzuar deputetin e PDK-së, Ferat Shala për nepotizëm, shkruan Insajderi.

Ai ia ka përmendur djalin, vajzën e dhëndërin.

Muja ka kërkuar që dikush nga PDK të jap përgjigje për siç i quan ai “lidhje e shkurta”.

Një nga deputetë më ka bërë shumë përshtypje lidhur me lidhje e shkurta – kur e kemi marrë e kemi këqyre kush ka qenë operatorët kryesor në KEK po ashtu na dul gjeominerali, për ju popullsi e nderuar është e Idriz Thacit dhe Enver Berishës miku i deputeti Ferat Shala, po ashtu është Trasining Grupi, miku i dytë i Ferat Shalës. Këto të dhëna për KRPP normalisht i marrim nga djali i Ferat Shalës që punon në KRPP, të dhënat mbi bilacin e energjisë i marrim nga vajza e Ferat Shalës që punon në KOSST dhe sa I përket minierave në KPBM i marrim nga dhëndri i Ferat Shalës që është drejtor këto janë lidhje e shkurta që dikush në PDK duhet me i dhënë përgjigje”, tha Muja në Kuvend përcjell Insajderi.

Deputeti Shala ka refuzuar t’i japë përgjigje akuzës së Mujës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark