×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    KRU Prishtina ka një njoftim për konsumatorët ilegal dhe për ata që nuk paguajnë

    Insajderi
    27 April 2023 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të paguajnë faturat e ujit.

    Në njoftimin thuhet se janë duke vazhduar me shkyçje të konsumatorëve që nuk janë të rregullt në pagesa.

    “Ju që nuk jeni pagues të rregullt apo fare, të pagesave për shpenzimin e ujit, me keqardhje ju informojmë që do të shkyçeni nga shërbimet e furnizimit me ujë. Filloni nga sot, sepse ne jemi duke vazhduar intensivisht me shkyçje nga rrjeti i shërbimeve të ujit”.

    “Drejtohuni në pikat tona dhe ne kemi lehtësira për kryerjen e obligimeve tuaja financiare. Të pa kompromis ndaj konsumatorëve ilegal dhe atyre që nuk paguajnë për shërbimet e ujit”, thuhet në njoftimin e KRUP.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark