Policia ndalon dy persona, iu sekuestron 271 fishekë, pesë karikatorë e dy armë - Insajderi
×
Insajderi

Policia ndalon dy persona, iu sekuestron 271 fishekë, pesë karikatorë e dy armë

Insajderi
30 April 2023 - 22:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hetuesit e stacionit policor Veriu në Prishtinë sot u kanë sekuestruar dy personave dy armë zjarri, pesë karikatorë dhe 271 fishekë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku është thënë se ky sekuestrim është bërë pas raportimit që është bërë të shtunën për një rast të kanosjes.

Policia ka njoftuar se ndaj dy personave, janë inicuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark