![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Vivien Thano dhe Getinjo janë ndarë përfundimisht.
Këtë e ka konfirmuar vet ish-banorja në emisionin e Aulona Mustës ku në promo dëgjohet duke thënë se ata nuk janë më bashkë dhe se janë nxituar me disa veprime.
Pasi ndarja u vulos, ndjekësit panë se Instagrami i reperit pësoi ndryshime.
Ai ka fshirë të gjitha fotot me ish-të dashurën e tij por edhe gjjthçka që kishte.
Javë më parë teksa përflitej për krizën e tyre, artisti tha se po largohet nga rrjetet sociale për një kohë por u rikthye pas pak ditësh.